Dëmton linjat e tensonit Fushë-Arrëz-Pukë nga akulli, qytetet dhe fshatrat pa energji elektrike prej orësh

10/01 21:10
Credits to Apollon TV
Dëmton linjat e tensonit Fushë-Arrëz-Pukë nga akulli, qytetet dhe fshatrat pa energji elektrike prej orësh

Reshjet në formën e akullit dëmtojnë linjën 35000 kv Fushë Arrëz – Pukë. Për pasojë Puka është pa energji elektrike prej 5 orësh.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se linja e tensionit të lartë është dëmtuar në vendin e njohur si “Shkalla e Bushtrës”. Tre grupe riparimi po punojnë, por terreni i vështirë po vonon riparimin.

Akulli ka shkaktuar dëmtime dhe në linjat e tensionit të mesëm dhe atij të ulët. Pa energji elektrike janë dhe fshatrat Rrape, Rryp, Xath, Flet.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.