Dëmshpërblimi 110 mln euro për Becchettin, Basha premton: Me mua, këto para s’do i paguani ju, por do ua marr pushtetarëve të korruptuar

03/04 14:35
Credits to Apollon TV

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një takimi me banorët e zonës së unizës së autotraktorëve, përmendi edhe dëmshpërblimin që i detyrohet shteti ynë biznesmenit Francesco Bechetti, plot 110 milionë euro.

Basha tha se me të ardhur ai në qeveri, këto para nuk do paguhen nga xhepat e qytetarëve, por nga ata që ai i quajti “pushtetarë të korruptuar”, bashkë me ortakët e tyre.

Basha: Vetëm për kapriçot e një njeriu, Shqipëria tani duhet të paguajë 110 milionë dëmshpërblim. Ju garantoj, se me mua, unë do bëj çmos që këto para të mos paguhen me paratë tuaja, por do ua marr atyre që e kanë vjedhur këtë vend. Pushtetarët e korruptuar nga i pari te i fundit dhe oratakëve të tyre. Problemi i madh i varfërisë këtu në zonën tuaj mbivendos edhe pasigurinë tuaj për mungesën e strehës. Ju them mos ia jepni më votën. I thoni boll. Votoni për PD, për ndryshimin dhe ju siguroj që asnjë pikë djerse në emigracion nuk do të shkatërrohet dhe nuk do të shkojë kot.  

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.