“Demokrati i kishte rrobat e lagura, në dorë kishte një shenjë”, publikohen detaje të tjera nga ngjarja në Fier

18/03 16:42
Credits to Apollon TV

Një ditë më parë opinioni publik u trondit nga ngjarja e rëndë në Fier, ku bashkëshorti godet barbarisht me t hikë gruan e tij, Irvana Medinaj. Nëna e dy fëmijëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autori i k rimit më pas u arratis. E teksa policia ishte në kërkim të Demokrat Medinaj, e gjetën atë të pajetë ditën e sotme.

Gazetari i Euronews, Merin Maçi, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Shqipëria Live në Top Channel, për të dhënë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë.

Duke folur për autorin e k rimit, 29 vjeçarin, i cili u gjet i v dekur nga policia, gazetari u shpreh se rrobat e tij kanë qenë të lagura dhe nuk ka pasur shenja dh une.

Teksa policia po kërkonte për autorin e ngjarjes së rëndë, e gjetën të pajetë. Ka dyshime se v dekja mund të ketë ardhur edhe nga shkaqe natyrale.

Shenja e vetme që është konstatuar, është në pjesën e dorës. E sipas policisë, ajo shenjë mund të jetë nga gruaja e tij, që ia ka lënë teksa donte të shpëtonte nga ai teksa e qëllonte me t hikë, tha Maçi.

Duke iu referuar rrobave të lagura, sipas gazetarit, v iktima mund të ketë tentuar të kalojë vijën e lumit, që tu shmanget kontrolleve të policisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.