Del në pah skenari më i keq, zbulohen rastet e para të riinfektimit me Covid-19 në vend

08/02 11:24
Credits to Apollon TV
Del në pah skenari më i keq, zbulohen rastet e para të riinfektimit me Covid-19 në vend

Skenari më i frikshëm dhe i padëshirueshëm në përballjen me Covid ka ndodhur!

Në fillimin e kësaj jave në vendin tonë janë konstatuar dy raste të infektimit me Covid, të dy qytetarëve që ishin përballur me virusin edhe gjashtë muaj më parë.

Qytetarët janë një 40 vjeçar dhe një 50 vjeçar nga qyteti i Shkodrës.

Nuk bëhet e ditur nëse rastet e shfaqura për herë të dytë janë me simptoma më të rënda se në herën e parë kur qytetarët janë përballur me Covidin.

Në një konferencë me gazetarët kreu i qeverisë Edi Rama dhe minsitrja Ogerta Manastirliu thanë se ka një rritje të numrit të infektimeve, ku nuk përjashtohet që në vendin tonë të jenë prezente dhe mutacionet e Covid, që kanë një shkallë më të gjerë përhapjeje.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.