Del ekspertiza, çfarë shkaktoi zjarrin në Berat që u mori jetën babë e bir

09/03 12:52
Credits to Apollon TV

Ka dalë ekspertiza që tregon se çfarë ka shkaktuar zjarrin ditën e djeshme në Berat, ku u shënuan dhe dy viktima.

Sipas ekpertëve, zjarri është shkaktuar nga një masë elektrike nga furnela për ngrohje e lënë në prizë.

Sipas ekspertëve, ka qenë masa e shkaktuar në rrjetin elektrik nga furnela për ngrohje e harruar në prizë ajo që solli edhe rënien e zjarrit të menjëhershëm në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesën e 61-vjeçarit Jani Vangjeli, në lagjen “Muzakaj”.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djehsme në Berat, ku për pasojë kanë humbur jetën babë e bir, Jovan dhe Mateo Vangjeli.

Fillimisht ka marrë flakë një shtëpi në pronësi të shtetasit Jovan Vangjeli dhe më pas zjarri është përhapur në tre shtëpi të tjera private, në pronësi të shtetasve R.S dhe P.N. Nga flakët e mëdha, është djegur dhe një apartament në katin e 3 të pallatit ngjitur.

Babë e bir kanë qenë në shtëpinë e parë ku kanë shpërthyer flakët, në pronësi të Jovan Vangjelit. Dyshohet se kryefamiljari ka qenë i paralizuar dhe kjo i ka pamundësuar daljen nga shtëpia.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.