Deklarata shokuese e qytetarit që ka në spital xhaxhain nga COVID-19, “E lanë duke vdekur, pa aparatura”,

17/02 11:01
Credits to Apollon TV

Po shtohen nga dita në ditë rastet e denoncimit për mungesë shërbimi në spitalet Covid nga qytetarët. I tillë është edhe denoncimi i një qytetari nga Shkodra i cili në pavijonin ku trajtohen pacientë të prekur, ka të shtruar xhaxhain e tij.

Qytetari, Lekë Staka në një prononcim për mediat thotë se i kanë marrë aparaturat dhe e kanë lënë në gjendje të rëndë xhaxhain e tij.

Më tej thotë se pas katër ditësh i shtruar në Tiranë, e kanë sjellë në Shkodër, ndërsa më pas e kanë lënë pa aparatura. Staka thotë se tashmë i kanë thënë se do e shtrojnë në reanimacion, ndërkohë që më herët infermierja i ka marrë aparaturën duke i thënë se ishte stabilizuar.

“E sollën nga Tirana dhe e kanë lënë pa aparatura, me vdekë. Është me Covid, tani thonë po e çojmë në reanimacion. Pse po e çojnë në reanimacion? E kanë lënë pa aparatura me vdekë. Ma mirë e nxjerrë jashtë. Nuk i kanë vënë aparatura, është 75 vjeç. Kur e sollën prej Tirane e lanë këtu.

 Tha infermierja je stabilizuar, je shumë mirë, po të marrim aparaturën. Ky s’ka pas nevojë me ngrënë bukë këtu. Tani do e çojnë në reanimacion. Ka ndenjur katër ditë në Tiranë. Infermierja ia morri aparaturën, se kena pru me hangër bukë këtu. Unë e kam axhë. Kemi kontaktuar me mjekë, por nuk i kanë sjellë aparaturën”, thotë ai.

Kujtojmë që ky është një rast i përsëritur tashmë, ku qytetarët pasi humbin të afërm apo familjarë denoncojnë neglizhencën e mjekeve në këto pavijone apo spitale./Shekulli

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.