Deklarata shokuese e komandatit të Zjarrfikseve të Tiranës: Po mbajmë nën kontroll temperaturën e betonit, rrezikon të bjerë gjithë ‘Casa Italia’

25/03 10:48
Credits to Apollon TV

Komandanti i Forcave Zjarrfikse të Tiranës Saki Sheshi, ka bërë një deklaratë të fortë pëk më parë, për vatrën e zjarrit që ka shpërthyer prej pasdites së djeshme në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”.

Për shkak se zjarri ka vijuar prej orësh, zjarrfikësit kanë hedhur ujë në dyqanet në katet e sipërme të godinës, për të mbajtur nën kontroll temperaturën e betonit. Sipas Komandantit të repartit të Tiranës, rrezikon që të bjerë gjithë godina e qendrës tregtare, nëse temperatura nuk mabhet nën kontroll.

Sipas Sheshit, vatrat e zjarrit janë shuar por për shkak të materialeve që kanë qenë në magazinë, temperatura është shumë e lartë. Për shefin e rojeve të sigurisë, Arjan Sala, ai ka thënë se zjarrfikësit janë futur disa herë por nuk e kanë gjetur

“Situata është shumë e vështirë aty poshtë pasi kanë rënë raftet metalikë dhe vështirësohet lëvizja. Shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret.

Me hidrantët e qendrës tregtare kemi shpërndarë uji në katin mbitokësor që të mos lejojmë nxehtësinë që të ngjitet lart. Deri tani vatra është nën kontroll dhe nuk ka përparim drejt katit 1 apo katit minus 2”, tha ai.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.