Deklarata e PAPRITUR e Sali Berishës: Nuk e përjashtoj rikthimin në krye të PD-së

11/06 9:57
Credits to Apollon TV
Deklarata e PAPRITUR e Sali Berishës: Nuk e përjashtoj rikthimin në krye të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë deklaratën e fortë mbrëmjen e sotme i ftuar në “Çim Peka Live”.

Ngjarjet e fundit me një rrjedhë të papritur kanë bërë që dhe deklaratat e liderëve politikë të marrin një drejtim tjetër, ndryshe nga sa jemi mësuar në kohën kur ka qetësi politike.

Gazetari Çim Peka e ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me deklaratën e tij se do tërhiqej nga funksionet e tij politike, apo për marrjen e drejtimit të PD, Berisha e ka ndërprerë duke thënë kurrë mos thuaj kurrë.

Peka: Keni thënë se nuk do të ktheheni në pozicione drejtuese?

Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë! Never say enver. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë, pasi sot kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia. Nuk përjashtojë asnjë të drejtë time kushtetuese më.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.