
Deklarata e fortë e Berishës: Rama dhe Veliaj po kërcënojnë me jetë Arben Ahmetajn!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është kërcënuar me jetë që të mos flasë, sipas tij për aferën e inceneratorëve.Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj po tentojnë që t’i mbyllin gojën Ahmetajt, duke i kërcënuar fëmijët dhe familjarët e tij.
“Ndaj jam këtu sot për të denoncuar para shqiptarëve disa zhvillime me të cilat kupola e mafies së plehrave po bën gjithçka për të penguar hetimin. Së pari; ju informoj se prej 3 javësh breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, i vërshojnë Arben Ahmetajt.
Këto kërcënime kriminale dëshmojmë tmerrin dhe datën që Ahmetaj iu ka shpallur Ramës dhe Velijat, si bosët më të mëdhenj. Me këto kërcënime ndaj Ajhmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën atoij dhe ai mos të guxojë që të bëjë publike këto çështje ndaj Ramës dhe Veliajt.
Kërcënimet me jetën e tij dhe të fëmijëve dhe të familjarëve, që vërshojnë nga qelitë e burgjeve të Shqipërisë dhe nga zyrat e shtetit, dëshmojnë qartë se Veliaj dhe Rama janë de facto dhe de juro truri i kësaj vjedhje.”- u shpreh Berisha.