“Defender 21”, Meta, Rama dhe Kim bëhen sërish bashkë: SHBA, partner strategjik

23/05 13:01
Credits to Apollon TV
“Defender 21”, Meta, Rama dhe Kim bëhen sërish bashkë: SHBA, partner strategjik

Presidenti Meta, kryeministri Rama dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ishin të pranishëm në ditën e hapur të stërvitjes së përbashkët të “Defender Europe 21”.

Në fjalën e saj ambasadroja Kim përsëriti dhe njëherë mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë, ndërsa deklaroi se reformat për ta bërë Shqipërinë një vend më të mire do të vijojnë.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me ju ndërsa ndërmerrni detyra të vështira që janë të nevojshme në mënyrë që Shqipëria të arrijë potencialin e saj të plotë. Këto detyra janë të vështira por nuk janë të pamundura. E nëse janë të pamundura, nëse është dikush që mund t’ë sfidojë vështirësitë, është populli shqiptar.”

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.