Dëborë, shi e diell, ja cilat do të jenë surprizat e motit për javën e ardhshme

07/03 23:07
Credits to Apollon TV
Dëborë, shi e diell, ja cilat do të jenë surprizat e motit për javën e ardhshme

Java që presim përpara pritet të jetë një javë “normale” ose “tipike” e kësaj periudhe me ditë me mot me diell si dhe ditë me mot të vranët dhe reshje shiu.

Ditën e hënë moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe intervale me diell. Reshje shiu në formë pikash të herëpashershme dhe në orët e mbrëmjes në zonën e veriut reshjet në formën e shtrëngatave. I njëjti mot vijon edhe ditën e Martë por reshjet e shiut janë të përqendruara në zonën e veriut të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet mesatar ndërsa në qendër dhe jug në formë pikash në orët e mbrëmjes.

Ditën e Mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e veriut për një periudhë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të lartë.

Sipas SHMU, java mbyllet me ditën e Enjte dhe të Premte dy ditë të cilat parashikohet me mot të kthjellët. Për tu theksuar është se në relievet malore të veriut në lartësitë mbi 300-500metër priten dhe reshje të dendura dëbore ditët me reshje.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.