Dëborë në pranverë, bllokohet rruga në Llogara

08/04 7:56
Credits to Apollon TV
Dëborë në pranverë, bllokohet rruga në Llogara

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që kanë nisur mbrëmjen e djeshme qarkullimi I automjeteve në Llogara është bllokuar.

Drejtuesit e automjeteve kanë qënë të papërgatitur pasi vitet e kaluara Llogaraja nuk është përballur me këtë situatë të motit.

Shtresa e akullit e krijuar si pasojë e reshjeve ka bërë  që automjetet të mbeten të bllokuara.

Policia rrugore apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhirë kur të kalojnë nëpër akset rrugore.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.