DASH reagon për Belerin Proces i rregullt sipas ligjeve të vendit!

13/09 14:04
Credits to Apollon TV
DASH reagon për Belerin Proces i rregullt sipas ligjeve të vendit!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përcjellë një mesazh lidhur me rastin e e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri , i cili vazhdon të mbetet në paraburgim. Në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i DASH-it theksoi se “ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit. )”. Beleri, i arrestuar 12 majin e këtij viti për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve, është kthyer në arsyen e tensionimit të fundit të relatave mes Greqisë e Shqipërisë. KJo u pa qartë edhe në mungesën e ftesës për kryeministrin Edi Rama në darkën e në Athinë nga kryeministri grek Kyriakos Micotaqis, me udhëheqësit e vendeve të rajonit të Ballkanit, për të shënuar 20 vjetorin e takimit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik që kishte për synim të përshpejtonte përpjekjet e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në vend të Ramës, u ftua presidenti Bajram Begaj, i cili e refuzoi ftesën “për shkak të agjendës së përcaktuar më herët”. Shefi i ekzekutivit shqiptar i ka tërhequr vëmendjen Athinës zyrtare duke i kujtuar se “është me shumë rrezik që marëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë të jenë peng i politikës së brendshme fisnore”. Greqia ndërkohë po përdor cdo mënyrë të mundshme për të vijuar trysninë ndaj Shqipërisë . Partia NeaDemokratia e Mitsotakis, e ngriti këtë cështje deri dhe në asamblenë e Partive Popullore europiane (grupimi i forcave të djathta) ku u miratua dhe një rezolutë mbi Shtetin ligjor në Shqipëri, e cila trajtonte rastin e Fredi Belerit e i bënte thirrje autoriteteve shqiptare që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve në Himarë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.