DASH mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE: Të bëhet pa vonesa.

11/06 10:36
Credits to Apollon TV
DASH mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE: Të bëhet pa vonesa.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka folur për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Price me anë të një postimi në twitter është shprehur se SHBA mbështet hapjen e negociatave dhe pranimin në BE të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë pa vonesë.

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve” shkruan Price në postimin e tij në Twitter.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.