Darka luksoze e ministrave në Dubai, flet për herë të parë Rama: Nuk kanë shpenzuar asgjë nga taksat, lekët i paguan të tjerët (FOTO)

10/01 10:15
Credits to Apollon TV
Darka luksoze e ministrave në Dubai, flet për herë të parë Rama: Nuk kanë shpenzuar asgjë nga taksat, lekët i paguan të tjerët (FOTO)

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje komentuesve të cilët i përmendën darkën e ministrave në një nga restorantet më të shtrenjta në Dubai.

Rama i ktheu përgjigje duke i shpjeguar se ministrat e tij nuk kishin paguar asgjë, pasi fatura ishte marrë nga pala mikpritëse.

“Ne dubai pelsasin karkalecat ju mbetshin ne fyt ne lene se nuk na japin gje po me mbyllin edhe at lokal te vogel qe mbaj familjen ku te mbytem jemi ne meshir te fatit si ata femit jetima plus cfar me vjen keq jan disa servila ketu per cdo gje thojn bravo mua sme plas a luli as mona ne thjesht duam te jetojmë”,- shkruan komentuesi. 

Ai ka përmendur edhe investitiorin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”.

 “Informohu që të mos flasësh mbrapsht, sepse as nuk kanë shkuar për qejf, pasi nuk kanë shpenzuar asgjë nga taksat e tua në këtë rast pasi të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga pala mikpritëse që është një ndër grupet më të mëdha të botës, i interesuar për të investuar në Shqipëri!” -shkruan Rama. 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.