DARËZEZË, BIZNESET E ZONËS TURISTIKE KËRKOJNË LEJE AFATGJATË PËR STACIONET E PLAZHIT

15/06 18:45
Credits to Apollon TV
DARËZEZË, BIZNESET E ZONËS TURISTIKE KËRKOJNË LEJE AFATGJATË PËR STACIONET E PLAZHIT

Në prag të sezonit turistik 2021 , të gjithë bizneset e zonës turistike të Darëzezës janë në pritje të lejeve për ushtrimin e aktivitetit tregtar nga Ministria e Turizmit. Sipas biznesmenit Pëllumb Lushka të gjitha bizneset e interesuara që kërkojnë të operojnë edhe gjatë këtij sezoni turistik në bregdetin e Darëzezës kanë aplikuar online nëpërmjet portalit qeveritar e- Albania per të marrë në përdorim stacione plazhi.Procesi për aplikimet është njoftuar nga pushteti vendor ndërsa leja për shfrytëzimin e plazheve është e vlefshme vetëm për sezonin turistik 2021 ndërkohë që ajo duhet të jetë për një periudhë më afatgjatë për tu dhënë mundësi të gjithë bizneseve turistikë të investojnë në funksion të rritjes së standarteve për pushuesit që frekuentojnë plazhin e Darëzezës. Biznesmeni Lushka ka pohuar gjithashtu se po shfrytëzojnë të gjitha hapësirat e tokës për të kultivuar prodhime bujqësore bio të preferuara nga pushuesit të cilat do ti shtohen listës së prodhimeve të detit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.