Danimarka e bllokoi si vaksinë, në Itali vdiqën 2 persona, Manastirliu flet për dozat që presim nga Astra/Zeneca: Nuk do të…

12/03 7:54
Credits to Apollon TV

Në Shqipëri do të mbërrijnë nesër 38.400 doza të vaksinës Astra Zeneca, sikurse është bërë me dije nga autoritetet, nga vetë ministrja Manastirliu dhe kryeministri Rama.

Ndërkohë, ndërsa disa vende të Europës kanë ndaluar vaksinimin me këtë lloj vaksine për personat mbi 65 vjeç, Danimarka ka pezulluar sot perkohesisht kryerjen e kësaj vaksine.

Në Itali ka pasur dy vdekje pas injektimit të vaksinës Astra/Zeneca. Ndërkohë e ftuar në emisionin “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se kjo seri që vjen tek ne nuk është e njëjta me atë që ka rezultuar problematike në Danimarkë.

“Ne jemi informuar që seria që vjen nesër nuk është e njëjta seri që është në Danimarkë. Ka një seri që konsiderohet problematike dhe ky numër seri është bllokuar. Ka dalë dhe sot OBSH me një deklaratë ku thotë se pavarësisht se EMA është duke shqyrtuar këtë lot të vaksinës, pjesa tjetër duhet të vazhdojë vaksinimin duke monituar”, tha Manastirliu.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.