Dalin shifrat: Në shkurt arritëm 1000, sot vetëm 303 raste të reja me Covid, 11 persona nuk ia dalin dot, më i riu 48 vjeç

23/03 17:48
Credits to Apollon TV

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vend. Janë bërë gjithsej 2174 testime nga të cilat 303 kanë rezultuar pozitivë dhe 11 kanë humbur jetën, më i riu 48 vjeç.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2174 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 303 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

112 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kavajë dhe Mirditë, 10 raste në Durrës dhe Elbasan, 8 raste në Tropojë, Vlorë, 7 raste në Fier, Devoll, Lushnje, 6 raste në Berat, Sarandë, Gramsh, 5 raste në Peqin, 4 raste në Kurbin, Mallakastër, Ura Vajgurore, Këlcyrë, 3 raste në Kukës, Delvinë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kuçovë, 2 raste në Lezhë, Has, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Pukë, Kamëz, Kolonjë, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Shkodra, moshave 48-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 651 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 86,497 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (23 Mars 2021)

Raste të reja ditore       303

Të shëruar në 24 orë     651

Të shtruar në spitale      394

Humbje jete në 24 orë   11

Testime ditore               2174

Testime totale          536,963

Raste pozitive           121,847

Raste të shëruara       86,497

Raste Aktive              33,194

Humbje jete               2156

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    22657

Fier       2616

Durrës    1447

Vlorë      1335

Shkodër    1253

Gjirokastër 1213

Korçë      762

Lezhë      634

Elbasan   445

Kukës     348

Dibër     332

Berat       152

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3,461 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 51,690 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.