Dalin pamjet/ I zhytur në baltë, ja momenti i arrestimit të Albert Zajës në Nikël, si tentoi të arratisej

21/03 18:28
Credits to Apollon TV

Forcat speciale RENEA zbarkuan sot në Nikël ku arrestuan shtetasit Albert Zaja, i dyshuar si ekzekutori i 41-vjeçarit Shkëlzen Kastrati, në Fier.

Në pamjet e publikuara nga policia, 37 vjeçari shihet i bërë me baltë, pasi tentoi të arratisej.

Në video, duket edhe arma që 37-vjeçari kishte me vete në momentin që u vu në pranga.

“37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga Policia.“, bën me dije policia.

Pas arrestimit, Zaja ecën me kokën ulur dhe futet në makinën e policisë, me ngjyrë të zezë, që e pret në derën e shtëpisë.

Personat e tjerë në kërkim janë: Elson Xheçuka, vëllai i ‘famëkeqit’ Hektor Xheçuka dhe tre bashkëpunëtorët të tij, Albert Zaja, 37 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç dhe Silvio Cara.

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip ‘Range Rover’.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.