Dalin pamjet e reja, ky është momenti kur polici qëllon Klodian Rashën

11/03 14:05
Credits to Apollon TV

Kanë kaluar 3 muaj që nga vdekja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i forcave “Shqiponja” Nevaldo Hajdaraj. “TopChannel” ka siguruar fotot e momentit kur i riu vritet nga efektivi i policisë i cili e ndjek dhe më pas e qëllon.

Në pamjet filmike duket se Hajdaraj ndjek nga mbrapa dhe kapërcen rrugën dhe bordurën e hekurt për t’i ndërprerë rrugën Klodianit. I cili sipas përshkrimit në fashikull përpiqet të fshihet pas pemëve, teksa polici ngre dorën duke paralajmëruar me një armë në dorë.

Më tej duket se si polici pasi ka kapërcyer gardhin tenton ta ndalojë Klodianin duke e kapur në trup, por më pas rrëzohet. Sipas ekspertëve Nevaldo Hajdaraj mbasi është rrëzuar përtokë, pozicionohet në të ndenjura dhe duke mbajtur në dorën e djathtë, një armë qëllon ndaj të riut.

Fotografia e fundit e tregon Klodianin të gjallë në çastet e fundit të jetës teksa vrapon dhe qëllohet pas shpine për tu rrëzuar në hyrje të banesës , ku dhe shfaqet fillimisht duke vënë dorën në ije dhe pastaj bie në gjunjë i pajetë, sipas “TopChannel”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.