Çuçi: Shqipëria me kufij të sigurt dhe shërbime cilësore në pikat kufitare.

21/07 21:59
Credits to Apollon TV
Çuçi: Shqipëria me kufij të sigurt dhe shërbime cilësore në pikat kufitare.

Ministri i brendshëm Bledi Çuçi, ishte ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, për të parë nga afër disa pajisje të dhuruara për Policinë Kufitare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në postimin e tij në rrjetin social Facebook , Çuçi tha se Shqipëria është një vend me kufij më të sigurt dhe cilësi shërbimesh më të larta për qytetarët në pikat kufitare. Ai theksoi se falë edhe bashkëpunimit të gjatë me Shba , sot Shqipëria jo vetëm që është një vend më i sigurt , por eksporton siguri edhe nëpër botë. Pikat kufitare jane “ Fytyra “ jonë e parë për sytë e miliona turistëve që hyjnë në Shqipëri. Kakavija mbetet një nyjë e rëndësishme në këte aspekt , ndaj për ne ka shumë rëndësi që gjithcka të jetë në lartësinë e duhur ka thënë Çuçi.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.