Çuçi dhe minsitrja britanike firmosin marrëveshjen në Tiranë: Shqiptarëve që u ndalohet hyrja dhe qëndrimi në Angli, do kthehen pas

09/07 12:05
Credits to Apollon TV
Çuçi dhe minsitrja britanike firmosin marrëveshjen në Tiranë: Shqiptarëve që u ndalohet hyrja dhe qëndrimi në Angli, do kthehen pas

Ministrja e Brendshme e Britanisë Priti Patel, ka firomsur një marrëveshje të re me Shqipërinë, me homologun e saj Bledi Çuçi, për të shpejtuar kthimin e emigrantëve shqiptarë nga Britania e Madhe. Gjithashtu, kjo marrëveshje angazhon dy vendet që të frenojnë migracionin e paligjshëm.

Lajmin e jep ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

“Me homologen nga Britania e Madhe, ministren Priti Patel, nënshkruam Marrëveshjen e Ripranimit gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë. Kjo marrëveshje e propozuar nga qeveria britanike pas daljes nga Bashkimi Europian, është e bazuar në modelin komunitar dhe vjen në përputhje me angazhimin e të dy vendeve tona për të frenuar migracionin e paligjshëm”, thotë ai.

Më tej, ministri shqiptar bën me dije se të gjithë personave, në këtë rast shqiptarë, që u refuzohet hyrja apo qëndrimi në Britaninë e Madhe, do të kthehen pas.

“Përmes saj rregullohen procedurat e ripranimit dhe tranzitit në rastet e dëbimit të personave, hyrja ose qëndrimi i të cilëve është i paligjshëm në territoret e shteteve të tyre. I rikonfirmova ministres gatishmërinë për thellimin e hetimeve të përbashkëta përmes shkëmbimit intensiv të informacionit, për grupe kriminale që operojnë në dy vendet, apo elementë që përpiqen t’i fshihen drejtësisë.”

Çuçi tha se Shqipëria e mirëpret asistencën e kolegëve britanikë në efikasitetin e Policisë së Shtetit.

“Po kështu e njoha me punën për reformimin e vazhdueshëm të Policisë së Shtetit, për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë besimi me qytetarët dhe për ta qasur trupën gjithnjë e më shumë si shërbim e jo si forcë. Shqipëria mirëpret asistencën dhe ekspertizën e Britanisë së Madhe në ngritjen e kapaciteteve, sidomos në fusha që lidhen me teknologjinë dhe inovacionin, që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen cilësore dhe efikasitetit e punës së Policisë së Shtetit.”

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.