Covid vijon të vrasë bluzat e bardha, vdes në moshën 67-vjeçare mjeku i njohur nga Vlora

18/03 11:36
Credits to Apollon TV

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçate mjeku vlonjat Fejzi Alushi, si pasojë e infektimit me Covid 19.

Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, që jep dhe një mesazh prekës për vdekjen e mjekut nefrolog.Postimi i plote: 

Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Fejzi Alushi, mjek Nefrolog ne rajonin e Vlores, si pasoje e Covid-19. Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij…….

I paharuar qofte kujtimi i Tij !

Eksperienca Akademike Mesimedhenje

1995 e në vazhdim Lektor i Sëmundjeve të brëndëshme në Fak.Shëndetit Publik

në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

Studime Universitare dhe Grada Akademike

2012-Doktor i Shkencave Mjeksore. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.

1979 – Mjeksi e Pergjitheshme. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.

Botime Universitare dhe Monografi

2008-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” II

2005-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” I

2013- Botim Libër Geriatria-Gerontologjia

Eksperienca Profesionale Mjeksore

2005-2007 Drejtor i DRSKSH Vlorë.

1979 e ne vazhdim Mjek Patolog, Nefrolog, Ekografist

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.