
Covid i merr jetën mjekut të njohur, drejtoi për disa vite spitalin Infektiv


Është ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19 mjeku i njohur Petro Shamo, i cili ka mbajtur për disa kohë dhe postin e shefit të spitalit Infektiv në Tiranë. Shamo ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, ndërsa për vite me radhë u ka shërbyer qindra qytetarëve.