COVID del jashtë kontrollit/ Të rinjtë dynden në klubet e natës: Nuk mbajmë maskë se na prishet “make up”

07/02 18:09
Credits to Apollon TV
COVID del jashtë kontrollit/ Të rinjtë dynden në klubet e natës: Nuk mbajmë maskë se na prishet “make up”

Kufizimi i orarit të lëvizjes prej përkeqësimit të situatës së koronavirusit ka bërë që sidomos fundjavave lëvizja të spostohet pak më herët dhe të rinjtë të mbipopullojnë zona të ndryshme të kryeqytetit duke mos respektuar edhe masat anticovid.

Kur pyeten se pse nuk vendosin maska, të rinjtë japin përgjigje nga më të ndryshme, madje edhe banale si “na prishet make up”.

“Po se kemi dalë për qejf. Na prishet make up.

Unë e kam në çantë. Jemi pak të papërgjegjshëm ne të rinjtë.

Pse ta mbaj maskën kur qeveria thotë mbajeni jashtë po në lokal mos e mbaj?!”

Lirinë e të shijuarit të jetës mbrëmjeve në Tiranë sikur pandemia të mos ekzistonte e vënë re dhe turistët.

“Çdokush qëndron në shtëpi në Kanada, ka shumë rregulla, njerëzit j nuk dalin se pothuajse çdo gjë është e mbyllur. Ndërsa këtu.. eh këtu njerëzit bëjnë qejf . Ndaj ndihem shumë i lumtur këtu, nuk dua të kthehem në shtëpi”

Por teksa të rinjtë kërcenin në kafenetë të përshtatura në klube nate edhe pse s’janë të lejuara , nga ana tjetër ambulancat me pacientët e infektuar përpiqeshin të çanin trafikun për ti dërguar në kohë në spital.

Pavarësisht se ora shënon 21:55 min dhe në orën 22:00 është i ndaluar qarkullimi, sërish lokalet janë të hapura dhe zgjidhja që kanë gjetur është të fikin dritat për të krijuar idenë sikur janë mbyllur.

Ndonëse punonjësit e policisë ishin në detyrë duke kryer kontrolle, nga vëzhgimi që Top Channel kreu në vatrat më të nxehta të infeksionit, forcat blu më tepër këshillonin sesa merrnin masa. Rekordi i infektimeve me covid19 nuk i ka ndalur të rinjtë të shijojnë jetën e natës mes përqafimesh, puthjesh, alkoolit e dëfrimeve edhe pse ora kaloi 22:00. /Top Channel

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.