Covid-19/ Manastirliu: Situata pandemike e qëndrueshme, hapim spitalin e parë rajonal.

15/12 10:50
Credits to Apollon TV

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të martë nga Elbasani ka bërë me dije se spitalet Rajonale tashmë do të jenë në ndihmë të pacientëve me Covid.

Manastirliu në fjalën e saj ka theksuar se marrja e ndihmës së parë shëndetsore e pacientëve me  Covid pranë spitaleve Rajonale do të ndihmojë në ruajtjen e kapaciteteve në spitalet Covid.

Ajo ndë rtë tjera ka theksuar se ndihma e parë mjekësore për të gjithë pacientët e infektuar me Covid në qytetet përkatëse do të jetë një hap para në luftën ndaj Covid.

“Duhet të marrë sherbim në spitalet rajonale p;ara se të dërgohet për një trajtim më të specializuar në tiranë. Ne jemi duke e përballuar këtë situatë, jemi në një situatë të qëndrueshme të pacientëve që kërkojnë ndihmë hospitalizimi. Deri më tani nuk i kemi ezauruar kapacitete spitalore por është e rëndësishme që të kemi në krah dhe spitalet rajonale në këtë betejë.

Ne jemi duke miradministruar të gjithë sistemin, mjekët specialistë janë të formuar dhe janë duke u përgjigjur sistemit shëndetsor, ne do të kishim më shumë mjekë specialistë nëse deri në vitin 2013 nuk do të ishin ndërprerë proceset e specializimit”, tha Manastirliu. .

Gjithashtu ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë mjekët dhe infermierët të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancimin social që të mos përhapin koronavirusin.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.