COVID-19 i merr jetën infermieres nga Lushnja

17/03 10:18
Credits to Apollon TV

COVID-19 i merr jetën infermieres Nurie Baçe në moshën 59-vjeçare. Lajmi është bërë me dije nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë. Në njoftim thuhet se Baçe shërbente si infermiere në qytetin e Lushnjes. Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve.

Njoftimi: Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH. Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace , 59 vjeç, e prekur nga covid-19. Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.