COVID-19 i mer jeten mesuesit dhe ish futbollistit te Apolonisë, ‘’Mësues i Dalluar’’ dhe ‘’Nderi i Myzeqesë’’

14/02 19:39
Credits to Apollon TV
Piro Toska

Ndahet nga jeta pas nje beteje me virusin vdekjeprurës ish futbollisti i Apolonisë dhe mesues i nderti Piro Toska,

Lajmin e ka bere te ditur ne nje postim ne faqen e tij Kryetari i Bashkise se Fierit z/Armando Subashi.

“Piro Toska, një tjetër figurë e respektuar fierake, me kontribut në fushën e sportit dhe arsimit është ndarë nga jeta sot, pas një lufte të gjatë me virusin vdekjeprurës.
Në vitet 1960, Piro Toska spikati si një prej futbollistëve të rinj të Apolonisë dhe për një periudhë të shkurtër (1978-1980) do të ishte pjesë e skuadrës së parë, si përgjegjës i këtij ekipi. Nga viti 2005 ai do të drejtonte shoqatën sportive ‘’Miqtë e Apolonisë’’, aktiviteti i të cilës ishte organizimi i tifozerisë sportive dhe ndjekja e ecurisë së skuadrës së Apolonisë. Por kontributi më i madh i Piro Toskës do të ishte në fushën e arsimit, si mësues dhe drejtues në disa shkolla të Fierit. Për karrierën e gjatë në arsimimin e brezave, punën e zhvilluar, arritjet dhe meritat, Piro Toska është vlerëzuar me tituj dhe medalje të ndryshme si: ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Mësues i Dalluar’’ dhe ‘’Nderi i Myzeqesë’’.
🕯🙏Lamtumirë Piro Toska!
Ngushëllime familjes Toska!” Shkruan Kryebashkiaku

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.