Covid-19, 43 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

04/04 18:54
Credits to Apollon TV
Covid-19, 43 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije së gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 43 raste të reja nga 833 testime të kryera. Gjatë këtij harku kohor në vendin tonë nuk janë shënuar viktima nga COVID-19.

Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 30 në Tiranë, 5 në Lushnje, 2 në Gramsh, nga 1 qytetar në Sarandë, Delvinë, Fier, Kavajë, Kamëz, Tropojë.
497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 62 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,924 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Prill 2022)

Raste të reja ditore 43
Të shëruar në 24 orë 62
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 833

Testime totale 1,781,178
Raste pozitive 273,913
Raste të shëruara 269,924
Raste Aktive 497
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 274
Vlorë 58
Fier 47
Gjirokastër 27
Elbasan 23
Durrës 15
Kukës 12
Berat 11
Shkodër 10
Korçë 10
Lezhë 8
Dibër 4

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.