“Çmendet” moti në Korrik, stuhi e fuqishme shiu në Elbasan, përmbyten rrugët në pak minuta reshje

10/07 17:35
Credits to Apollon TV
“Çmendet” moti në Korrik, stuhi e fuqishme shiu në Elbasan, përmbyten rrugët në pak minuta reshje

Temperaturat e larta të këtyre ditëve, duket se ua kanë lënë vendin reshjeve dhe motit të freskët. Këtë pasdite një stuhi e fuqishme shiu ka përfshirë qytetin e Elbasanit.

Në pak minuta rrugët në qytet janë përmbytur nga reshjet intensive, duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve, shoferët e të cilëve edhe pse përdorin fshirëset e xhamave e kanë thuajse të pamundur të shohin rrugën.

Ndërsa sipas meteorologëve pritet që në mbrëmje reshjet të përfshijnë edhe kryeqytetin apo qytetet të tjera të vendit, duke sjellë dhe uljen e temperaturave, të cilat kanë shkuar deri në 39-40 °C këto ditë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.