Çfarë po ndodh?! 13 furgonë të FNSH nisen drejt Niklës dhe Ishmit, mbështeten nga Policia e Durrësit dhe ajo e Tiranës

22/07 9:42
Credits to Apollon TV
Çfarë po ndodh?! 13 furgonë të FNSH nisen drejt Niklës dhe Ishmit, mbështeten nga Policia e Durrësit dhe ajo e Tiranës

13 furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt dhe të Policisë së Shtetit janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Niklës dhe Ishmit. Burimet bëjnë me dije se në operacion marrin pjesë dhe forca të Policisë së Durrësit, Tiranës e Krujës.

Paraprakisht, bëhet me dije se kemi të bëjmë me një operacion të madh për goditjen e paligjshmërisë në fushën e kultivimit të kanabisit. Ora News mëson se janë rreth 31 parcela me drogë që janë zbuluar nga Policia, nga kontrolli i territorit.

Edhe më herët në këto zona ka pasur operacione të ngjashme. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Policia dhe FNSH zbarkuan në Fushë Krujë, ku shkatërruan disa parcela me drogë dhe arrestuan shumë persona.

Vijon…

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.