ÇFARË NDODHI NË ELBASAN/ Një i vdekur dhe 3 të plagosur për ”thasët me para” të zgjedhjeve, si nisi konflikti mes palëve që çoi në shkëmbim zjarri

21/04 15:09
Credits to Apollon TV
ÇFARË NDODHI NË ELBASAN/ Një i vdekur dhe 3 të plagosur për ”thasët me para” të zgjedhjeve, si nisi konflikti mes palëve që çoi në shkëmbim zjarri

Mësohet se si pasojë e të shtënave me armë ku humbi jetën Pjerin Xhuvani, ka mbetur i plagosur në këmbë dhe një efektivja e Forcave Shqiponja, Xhensila Shota. Ndërkohë që dhe një person tjetër gjendet në gjendje të rëndë i cili dyshohet se është Klemend Xhaferraj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe FNSH janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.

Konflikti dyshohet se ka nisur pasi anëtarë të Partisë Demokratike së bashku me drejtuesin politik të qarkut, Gazmend Bardhin, kanë ndaluar një automjet në të cilin ndodhej viktima dhe të plagosurit të cilët dyshohet se po shpërndanin para për blerjen e votave.

Personi i cili mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë ditën e sotme në Elbasan është ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Pjerin Xhuvani.

Xhuvani ka mbojtur postin drejtorit në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, i arrestuar në vitin 2015 për skandalin e rimburisimeve të ilaçeve.

Në vitin 2017 Xhuvani ka kaluar te PDIU-ja, ndërkohë që së fundmi i është bashkuar Partisë Socialiste.

Emri i tij është lakuar së fundmi në përplasje e simpatizantëve të PD-së me atë të PS-së gjatë festimeve të ditës së verës.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.