
Çfarë mundësie për merkato! Futbollistët më të mirë që u skadon kontrata në verë 2021


Pak ditë nga hapja e merkatos së dimrit (4 janar), një vëmendje e veçantë e skuadrave është ndaj futbollistëve të cilëve u skadon kontrata në qershor dhe mund të largohen me parametra zero.
Për ta nisur nga Italia, Milan duhet të mendojë për kontratat e Gigio Donnarumma dhe
Hakan Calhanoglu, me të cilët kuqezinjtë nuk e kanë gjetur akordin për rinovim.
Për të qëndruar te kryesuesit e Serie A, duket I sigurtë largimi I Musacchios, ashtu si edhe për Arkadiusz Milik nga Napoli.
Ende e pasigurtë e ardhmja për Elseid Hysajn dhe Maksimoviç, ashtu si për D’Ambrosion te Inter, N’Koloi te Torino dhe De Roon te Atalanta, shkruan
Por mund të ketë emra të njohur të futbollit që mund të afrohen në Serie A. Mustafi dhe Papastathopoulos, të dy pjesë e Arsenal, pritet të largohen, njësoj si David Luiz që I skadon kontrata.
Dhe sa I përket mbrojtësve, kush nuk do e donte në skuadër Sergio Ramos? Juve po, por gjithçka varet nga vullneti i kapitenit të Real Madrid.
Mundësi prej “Topi të Artë”
Mes lojtarëve që u skadon kontrata në verën e 2021 është edhe Luka Modric, “Topi i Artë” 2018. Por kroati nuk është i vetmi në listën e “big”-ëve që mund të ikin me parametra zero, shkruan
Shumë klube europiane kanë hedhur sytë nga David Alaba, të cilin Bayern Munchen po bën gjithçka për ta mbajtur. Nga Bavaria pritet të largohet edhe 32-vjeçari Javi Martinez, pa harruar Jerome Boateng.
Edhe Georginio Wijnaldum, Julian Draxler, Edinson Cavani, Juan Mata dhe Mesut Ozil janë të tjerë emra që në fund të sezonit e shohin veten pa kontratë, shkruan Ora News.
Ëndrra quhet Messi
Një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave me parametra zero? Këtë vit ëndrra është e mundshme edhe pse shumë pak klube mund të paguajnë rrigën e Lionel Messit, i cili nëse nuk firmos rinovimin, në verë largohet “gratis”.