Çfarë është dhe çfarë do të thotë pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë?!

11/06 20:38
Credits to Apollon TV
Çfarë është dhe çfarë do të thotë pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë?!

Shqipëria sot mori 175 nga 190 vota të mundshme për t’u bërë pjesë e Këshillit të Sigurisë në OKB. Një ngjarje shumë e rëndësishme për vendin tonë i cili bëhet për herë të parë anëtar jo i përhershëm i këtij institucioni të lartë. Mirëpo çfarë është dhe çfarë do të thotë pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë?!

Këshilli i Sigurisë është një nga gjashtë organet kryesore të OKB-së dhe ka për qëllim ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, të gjitha Shtetet Anëtare janë të detyruara të respektojnë vendimet e Këshillit, shkruan Newsbomb.

Këshilli i Sigurimit merr drejtimin në përcaktimin e ekzistencës së një kërcënimi për paqen ose aktin e agresionit. Ai u bën thirrje palëve në një mosmarrëveshje ta zgjidhin atë me mjete paqësore dhe rekomandon metodat e rregullimit ose kushtet e zgjidhjes.

Në disa raste, Këshilli i Sigurimit mund të përdorë vendosjen e sanksioneve ose madje të autorizojë përdorimin e forcës për të ruajtur ose rivendosur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdor edhe forcë në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord, raporton Newsbomb.

Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve: Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara që janë anëtarë të përhershëm, ndërsa 10 të tjerët zgjidhen me një mandat 2-vjeçar. Një nga këto 10 shtete duhet të jetë nga Evropa Lindore, pjesë e së cilës është edhe Kosova dhe Shqipëria. Për të marrë vendime në Këshill duhen të paktën 9 vota pro dhe që asnjë nga anëtarët e përhershëm të mos vendosë veton, por të gjithë anëtarët kanë nga një votë.

Anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit nuk kanë të drejtë vetoje, megjithatë ato mund të japin kontribute në çështje të caktuara të Këshillit. Një nga përfitimet më të mëdha të anëtarëve jo të përherëshëm është marrja e presidencës së Këshillit të Sigurisë. Gjatë mandatit si anëtar i Këshillit, çdo vend merr presidencën për një ose dy muaj, përcjell Newsbomb.

Disa nga sfidat për vitin e ardhshëm të Këshillit të Sigurisë janë parandalimi i konflikteve, ndërtimi i paqes, ndikimi dhe zgjidhja e pandemisë së Covid, bisedimet me Iranin, çështja e Bjellorusisë, Ukraina e më gjerë. Përfaqësuesi i lartë i BE në këtë institucion foli gjerë e gjatë dje duke prekur secilën temë të mësipërme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.