Certifikohen rezultatet e 14 shkurtit, Vetëvendosja me 50% të votave

13/03 10:25
Credits to Apollon TV

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Numri i votuesve 814129 votues, numri i votuesve me kusht është 89257 votues, ndërsa pjesëmarrja 48,78%.

Nga certifikimi i këtyre rezultateve, Vetëvendosje ka 50,28 përqind apo 438 mijë e 335 vota, PDK 148285 vota apo 17%, LDK ka 110985 apo 12,73%.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë Valdete Daka dha statistika edhe për pjesëmarrjen e qytetareve në votime. Ajo konfirmoi se në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar gjithsej 877 mijë e 503 qytetarë.

“Numri i votuesve të regjistruar ka qenë 1.851.927, prej tyre 814.122 kanë votuar në secilin vendvotim. 89.257 kanë votuar jashtë vendvotimeve, pra pjesëmarrja në votime ka qenë 48.78%. Numri i votuesve që kanë votuar ka qenë 877.503. Numri i votave të pavlefshme është 21.532, ndërsa të zbrazëta kanë qenë 5.511”, ka thënë Daka.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.