Ceremonia e Pavarësisë së SHBA bën bashkë Yuri Kim me Ilir Metën, Agron Shehaj dhe Basha të ndarë në distancë, MUNGON Rama

01/07 19:59
Credits to Apollon TV
Ceremonia e Pavarësisë së SHBA bën bashkë Yuri Kim me Ilir Metën, Agron Shehaj dhe Basha të ndarë në distancë, MUNGON Rama

Sot po mbahet ceremonia festive e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Ceremonia filloi në orën 19:30 dhe e para e mori fjalën Yuri Kim.

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, disa nga personalitetet e politikës shqiptare janë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kreu i PD-së Lulzim Basha së bashku me Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun, këshilltari i Metës Edmond Panariti, Agron Shehaj, Milva Ekonomi, Blendi Klosi, Taulant Balla, Evis Kushi, ambasadori britanik Norman Duncan, krerët e besimeve fetare etj.Screenshot 10Screenshot 11Screenshot 12209584797 332546531750096 2909381311902699996 n

Ajo që bie në sy është mungesa e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk shihet të jetë i pranishëm. Rama ndodhet në Ohër ku po merr pjesë në Samitin e Prespës.

Kjo ceremoni bën bashkë ambasadoren amerikane Yuri Kim me Kreun e Shtetit Ilir Meta, pas debatit të fortë që patën virtualisht, teksa Meta ishte i ftuar në një emision televiziv. Marrëdhëniet e tyre që prej asaj dite kanë qenë të ftohta.

Në këtë festë është i ftuar gjithashtu Lulzim Basha, ndërsa “rivali” e tij më i fortë brenda partisë Agron Shehaj ndodhet në cepin tjetër.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.