Celibashi bën njoftimin e rëndësishëm: Printohen fletët e votimit për 6 qarqe të vendit

16/04 9:44
Credits to Apollon TV
Celibashi bën njoftimin e rëndësishëm: Printohen fletët e votimit për 6 qarqe të vendit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se kompania sllovene Cetis ka përfunduar printimin dhe paketimin e fletëve të votimit për 6 qarqe të vendit tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi lajmëron se fletët e votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier do të vijnë gjatë ditës së sotme.

Tashmë priten fletët e votimit edhe 6 qarqe të tjera.

“Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme. Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis”,- shkruan Celibashi

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.