ÇELEN AKTIVITETET ARTISTIKE NË KUADËR TË FESTËS SË ROSKOVECIT

22/07 20:46
Credits to Apollon TV
ÇELEN AKTIVITETET ARTISTIKE NË KUADËR TË FESTËS SË ROSKOVECIT

Prej vitesh Roskoveci krahas investimeve gjithëpërfshirëse që i kanë sjellë transformimin e plotë , një rëndësi të vecantë po i kushton jetës artistike e kulturore të qytetit , me synim promovimin e vlerave të qytetit. Sipas kryebashkiakes Majlinda Bufi, edhe gjatë këtyre ditëve në kuadër të festës së Roskovecit, do të organizohen një sërë aktivitetesh të larmishme me këngë, humor, panaire, promovimin e figurave të shquara të Roskovecit si dhe do të bëhët inagurimi i Bashkisë së re.

Kryebashkiakia Bufi është shprehur gjithashtu se në këto aktivitete janë përfshirë të gjitha grupmoshat, teksa ka theksuar se do të vijojnë edhe në periudha të tjera të vitit

Ndërkohë zejtarët që kanë ekspozuar punimet e tyre artizanale në panairin e vizituar nga qytetarë të shumtë janë shprehur se aktivitete të tilla janë shumë të rëndësishme në promovimin e punës së tyre, të cilën dëshirojnë ta trashëgojnë ndër breza si një vlerë e shtuar e zonës

Po sipas kryebashkiakes Bufi Roskoveci do të vijojë të ofrojë risi të reja për qytetarët e vet si në shërbime ashtu edhe në argëtim, duke synuar jo vetëm gjallërimin e jetës artistike, por edhe tërheqjen e turistëvë që vizitojnë për herë të parë zonën.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.