CAKRAN, RIKONSTRUKTOHET SHKOLLA 9 VJEÇARE “VEIZ MYSLYMI”

06/06 19:28
Credits to Apollon TV
CAKRAN, RIKONSTRUKTOHET SHKOLLA 9 VJEÇARE “VEIZ MYSLYMI”

Kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e shkollës  9  – vjecare Veiz Myslymi” në Buzmadh të njësisë administrative Cakran. Sipas drejtoreshës së këtij  institucioni arsimor Kadrie Idrizaj kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1983 dhe prej kohësh prindërit , nxënësit dhe stafi mësimor e prisnin një investim të tillë të Bashkisë Fier.

Edhe nxënësit e kësaj shkolle janë shprehur entuziastë për këtë investim i cili u ka ofruar ambiente mësimore më motivuese.

E ndërsa rikonstruksioni i godinës mundësoi proces mësimor cilësor , po sipas drejtoreshës së shkollës problem ende mbetet largësia për nxënësit e dy lagjeve, Banaj dhe Beqaj të cilët përshkojnë cdo ditë 6 km rrugë në këmbë për të ardhur në shkollë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.