CAKRAN, BANORËT KËRKOJNË RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS SË VARREZAVE

29/05 18:41
Credits to Apollon TV
CAKRAN, BANORËT KËRKOJNË RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS SË VARREZAVE

Varrezat publike te fshatit Cakran në Bashkinë e Fierit janë të pamirëmbajtura dhe rruga që të con drejt tyre është e amortizuar pothuajse në gjithë gjatësinë e saj.
Banorët shprehen se shtrimi i saj me cakull ka mbetur përgjysëm , ndërkohë që mjaft problematike situata paraqitet gjatë dimrit , kur përcjellja e të ndjerëve për në banesën e fundit bëhet tepër e vështirë.
Cdo shërbim në zonën tonë pothuajse është i munguar thonë tejet të indinjuar banorët, duke filluar nga mungesa e ujit të pijshëm, shtrimi i rrugëve të brendshme të lagjeve, mungesa e konteniereve, rruga e demtuar e varrezave dhe njëherazi dhe mungesa e mirëmbajtjes së tyre.Ndihemi të braktisur si të gjalle ashtu edhe të vdekurit , thonë ata, teksa apelojnë ndaj autoriteteve që ta zgjidhin këtë problem kaq madhor për komunitetin e Cakranit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.