CAKRAN, BANORËT E LAGJEVE “SPAHIAJ” DHE “LLANAJ” VUAJNË MUNGESËN E UJIT TË PIJSHËM

25/05 18:33
Credits to Apollon TV
CAKRAN, BANORËT E LAGJEVE “SPAHIAJ” DHE “LLANAJ” VUAJNË MUNGESËN E UJIT TË PIJSHËM

Banorët e lagjes “ Spahiaj” në Cakran të Bashkisë Fier, po perballen prej 10 vitesh me munngesën e ujit të pijshëm.
Ata shprehen tejet të indinjuar se gjithmonë ju është premtuar furnizimi me rrjet të sigurtë me uje për konsum, por askush nuk e ka bërë të mundur.
Përballë kesaj situate banorët shprehen se ujin e sigurojnë në burime natyrale kilometra të tëra larg, me një kosto të papërballueshmë për mundësitë e tyre të pakta financiare. Një tjetër problem po kaq madhor për banorët e kësaj lagjeje mbetet dhe rruga e amortizuar që i pengon së tepërmi në aktivitetin e tyre të përditshëm. E njëjta situatë ndodhet dhe në lagjen Llanaj, ku uji i pijshëm mbetet makthi i vërtetë i banorëve, teksa rendisin dhe një sërë mungesash të tjera shërbimesh bazike për jetën e një komuniteti.
Ankesat tona të vazhdueshme deri më sot kanë rënë në vesh të shurdhët thonë ata në kulmin e zhgënjimit tëksa pohojnë se ndihen të braktisur nga pushteti vendor dhe të lënë në harresë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.