
Burri helmon veten mbi varrin e gruas!

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Ballshit, ku shtetasi Petrit Jaupaj, 60 vjeç, banues në Ballsh, në gjendje në rënduar emocionale i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë pranë varrit të bashkëshortes së tij. Si pasojë 60-vjeçari është gjetur i vdekur nga qytetarë të tjerë në varrezat publike të Ballshit.
Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” të Ballshit, ndërsa rreth një vit e gjysmë më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.