Britania në ALARM, identifikojnë një mutacion tjetër të COVID-19 rezistent ndaj vaksinave

04/03 23:01
Credits to Apollon TV

Autoritetet e Shëndetit Publik në Britani janë vënë në alarm, pasi është identifikuar një tjetër mutacion i koronavirusit.

Deri më tani janë konfirmuar 16 raste me këtë mutacion, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Varianti i ri përmban mutacionin E484K, për të cilin shkencëtarët kanë thënë më parë se mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave anti-Covid.

Të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë me variantin e ri dhe kontaktet e tyre janë gjurmuar dhe këshilluar të qëndrojnë në izolim. Kjo do të thotë që deri më tani janë katër variante nën hetim që po gjurmohen nga autoritetet britanike.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.