
BRAIMLLARI THIRRJE SPAK: NË BASHKINË E KUÇOVËS KA NDODHUR MASAKËR ELEKTORALE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari i bëri apel sot SPAK të hetojë veprimtarinë e kreut të Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari.Braimllari tha se në Bashkinë e Kuçovës ka ndodhur një masakër e vërtetë elektorale, e cila ka filluar para ditës së zgjedhjeve, ekzekutuar në 14 maj me një ndërhyrje të shtetit, grupeve kriminale, oligarkëve pranë qeverisë dhe është zbatuar në mënyrë perfekte ky plan dhe nga KAS.