Bora bllokon vendin: Qindra qytetarë kalojnë natën në rrugë, disa fshatra të izoluara dhe pa energji

14/02 7:24
Credits to Apollon TV
Bora bllokon vendin: Qindra qytetarë kalojnë natën në rrugë, disa fshatra të izoluara dhe pa energji

I ftohti i acartë që ka përfshirë vendin tonë ka shkaktuar probleme të shumta në qarkullim, ku me kritike mbeten rreth 11 akse rrugore.

Mbi 10 fshatra janë izoluar në Elbasan dhe Librazhd, ndërsa prej disa orësh aty mungon edhe energjia elektrike.

Situata kritike mbetet edhe në aksin Lezhë-Milot, ku qindra qytetarë të bllokuar janë detyruar të kalojnë natën në makina.

Në disa akse rrugore ka prezencë të madhe dëbore dhe akulli, çka i bën të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.