“BMW” përfshihet nga flakët pas mesnate, policia nis hetimet

20/04 11:41
Credits to Apollon TV
“BMW” përfshihet nga flakët pas mesnate, policia nis hetimet

Një automjet tip “BMW” ka marrë flakë ditën e sotme gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës.

Sipas policisë, automjeti ishte në pronësi të shtetasit E.M dhe nga informacionet paraparake të uniformave blu nuk ka të lënduar.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.04.2021, në orën 02:45, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht një mjet i parkuar tip “BMË”, në pronësi të shtetasit E. M.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe  përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.