Blutë e Tiranës prangosin dy “manjakë” në Tiranë, njëri ngacmoi seksualisht një grua te ‘Ali Demi’, e tjetri përndiqte një vajzë 19 vjeçe

16/04 7:28
Credits to Apollon TV
Blutë e Tiranës prangosin dy “manjakë” në Tiranë, njëri ngacmoi seksualisht një grua te ‘Ali Demi’, e tjetri përndiqte një vajzë 19 vjeçe

Dy persona të akuzuar për përndjekje dhe ngacmim seksual kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës gjatë 24 orëve të fundit. Policia bën me dije se ka arrestuar një 35 vjeçar që ka ngacmuar seksualisht një grua te “Ali Demi”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 35 vjeç, ( i cili dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor) pasi në Ali Dem, ka ngacmuar seksualisht një 46- vjeçare”, njofton Blutë e Tiranës.

Gjithahstu, në kushtet e flagrancës është arrestuar dhe një 33 vjeçar i cili përndiqte vazhdimisht një vajzë 19 vjeçe duke i shkaktuar gjëndje ankthi dhe frike.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme një shtetase 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjëndje ankthi dhe frike”, njoftojnë Blutë e Tiranës.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.