Bllokohet rruga në dalje të Librazhdit, prej 2 orësh qindra automjete dhe mijëra njerëz të izoluar në temperatura të acarta (FOTO)

13/02 18:22
Credits to Apollon TV
Bllokohet rruga në dalje të Librazhdit, prej 2 orësh qindra automjete dhe mijëra njerëz të izoluar në temperatura të acarta (FOTO)

Debora bllokon daljen e Librazhdit, qindra automjete te bllokuara

Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar rrugën nacionale në dlaje të Librazhdit.

Për shkak të pamundësisë për të lëvizur, qindra automjete dhe mijëra njerëz kanë ngelur të bllokuar prej 2 orësh.

Në fotot që ka siguruar newsbomb shihet se trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetër, ndërkohë që qytetarëve u duhet të luftojnë me temperaturat shumë të ulëta.

Newsbomb.al u bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë sa më shpejt në këtë aks, pasi temperaturat e ulëta dhe dëbora që bie pa pushim po e vështirësojnë shumë qëndrimin e qytetarëve në ato kushte./NewsBomb

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.