Bllokohet një konteiner në portin e Durrësit, dyshohet se brenda ka kokainë nga Ekuadori

10/04 14:41
Credits to Apollon TV

Një konteiner është bllokuar sot në portin e Durrësit. Kjo pasi dyshohet se brenda tij ka lëndë narkotike të llojit kokainë.

Pas kalimit në skaner, në të po ushtrohet kontroll fizik. Burime për mediat thonë se bëhet fjalë për një sasi të madhe kokaine nga Ekuadori.

Burime bëjnë me dije se droga është fshehur në tavan. Newsbomb mëson se po sharrohet tavani metalik i dyfishtë i modifikuar teksa po nxirren, numërohen e peshohen pakot me drogë. Nuk dihet ende se cila është sasia e drogës brenda në konteiner, por paraprakisht dyshohet për 200 kg.

Në vijim pritet të ketë edhe një njoftim nga autoritetet portuale dhe ato shtetërore.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.