Bllokimi i fluturimeve në Rinas, flet kontrollori: Na i lejon ligji, kemi shpallur paaftësi dhe jo grevë. Asnjë nuk mund të na zëvendësojë ne, është proces i gjatë për t’u bërë kontrollor

07/04 17:11
Credits to Apollon TV
Bllokimi i fluturimeve në Rinas, flet kontrollori: Na i lejon ligji, kemi shpallur paaftësi dhe jo grevë. Asnjë nuk mund të na zëvendësojë ne, është proces i gjatë për t’u bërë kontrollor
Ne foto: Andel Trebicka, kontrollor ne aeroportin e Rinasit

.

Prej mbrëmjes së djeshme fluturimet në Rinas janë bllokuar për shkak se 65 kontrollorët kanë shpallur paaftësinë për të punuar, duke e arsyetuar me faktin se ulja e pagave ka ndikuar në rritjen e stresit te këta punëtorë.

Andel Trebicka, njëri prej kontrollorëve të aeroportit të Rinasit, në një intervistë për Fax News është shprehur se ligji ua lejon kontrollorëve që të shpallin paaftësi, pasi puna e tyre është me shumë përgjegjësi dhe nuk mund të punojnë kur janë të stresuar.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka asnjë person tjetër që mund t’i zëvendësojë këta kontrollorë, pasi është një process i gjatë për t’u bërë kontrollor.

“Lekët e aviacionit qeveria i ka devijuar për aeroportin e Kukësit, për Air Albanian dhe projekte të tjera. Rrogat e kontrollorëve në Kroaci janë 9000 euro, në Serbi janë 6000 euro, pasi ne me një gabim që mund të bëjmë vrasim 400 persona dhe s’dalim më nga burgu. Ne kemi shpall paaftësi dhe jo grevë. Me ligj të shtetit, nëse unë kam fëmijën apo prindin sëmurë, unë nuk mund të ulem të punoj pasi rrezikoj avionët. Kemi dërguar letra brenda dhe jashtë vendit dhe i vetmi që na ka dëgjuar është presidenti Ilir Meta.


© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.